SHËNDET / E Enjte 3 Qershor 2021, 12:12

Mjeku i njohur zbulon sekretin/ Ja si t’i largoni njollat kafe nga trupi për 3 ditë

Shkaktimi i njollave kafe nga rrezet e diellit prek te gjithe njerezit. Njollat mund të shfaqen në fytyrë, shpatulla, duar, këmbë dhe numri i tyre rritet me kalimin e kohës. Ju do të donit ti zhduknit si me magji dhe normalisht keni provuar kremra të ndryshëm që industria e kozmetikës prodhon. Ende asnjë përmirësim?


Mos u shqetësoni, dermatologët e kanë pranuar tashmë që ekziston një ilaç popullor i dobishëm dhe i sigurt që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Për më tepër është natyral.

Kjo recetë u zbulua nga një dermatolog popullor, i cili shprehet se ka ndihmuar qindra pacientë të tij.

Për ta përgatitur atë, ju duhen vetëm dy përbërës: uthull molle dhe lëng qepësh.
Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni qepët në blender për të nxjerrë lëngun e tyre dhe më pas të shtoni uthull molle. Masën që përftuat aplikojeni në zonat me pika kafe.
Lëngu i qepëve trajton çështje të ndryshme të lëkurës dhe parandalon dëmtimin e saj, për shkak të përmbajtjes së lartë antioksidante. Gjithashtu, uthulla e mollës është e pasur me acidet hidrokside që largojnë qelizat e vdekura të lëkurës.