
Fryrja e barkut mund të jetë një problem që mund të zgjidhet farë lehtë cilado qoftë arsyeja që e shkakton. Intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme , çrregullimi i niveleve të bak. tereve të mira dhe atyre të këq ija, inflamacioni i sistemit imunitar, intoleranca e glutenit etj mund të çojnë në grumbullimin e gazrave në stomak e ky problem të shndërrohet në kro nik.
Vitamina që rekomandohet të merret në kësi rastesh përfshin kompleksin e vitaminave B. Nëse fryrja e barkut shkaktohet nga mbajtja e fluideve në stomak vitamina B6 mund të ndihmojë me problemin tuaj.
Gjendet me shumicë tek mishi i shpendëve, peshkut dhe drithrave. Marrja e B6 përmes regjimit ushqimor është mënyra më e mirë natyrale për të trajtuar problemet e stomakut.
Thiamine, ose Vitamina B1, është esenciale për shpërbërjen e karbohidrateve në trup. Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e ATP një enzime që ndihmon në tretjen e ushqimit. Kjo vitaminë përshpejton këtë proces dhe punon për neutralizimin e gazit dhe fryrjen e barkut.
Mungesa e vitaminës B12 lidhet gjithashtu me inflamimin e stomakut. Inflamacioni i stomakut që shkaktohet nga mungesa e B12 mund të çojë në prishjen e balancës së bak. tereve, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dispepsi.
Ushqimet e detit, qumështi, djathi, vezët, mishi i pulës e viçit janë të gjitha burime të shkëlqyera të vitaminës B12,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.
