SHËNDET / E Enjte 12 Gusht 2021, 11:11

Ekspertët japin përgjigjen përfundimtare se cili është më i shëndetshem rrushi i bardhë apo i zi

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëm. undje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gj. ak. Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e shenjave të diabetit.

Rrushi i Zi i Bën Mirë Zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi lu. ftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëm. undjet e zemrës. Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe infla. macionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gja. kut.

Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.

Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrez. ikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.

Rrushi i Zi Për Gjumë Më Të Mirë

Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushi në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës. Ky ho rmon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij.

Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit. Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë.