SHËNDET / E Diel 8 Gusht 2021, 22:10

E bardha e vezëve nuk duhet shkuar dëm, tre “truqe” për lëkurën tuaj

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.

Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj. Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.

Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj. E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate.


Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure. Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte. Tre maska të ndryshme për çdo problem që mund të keni.

Për lëkurë të yndyrshme – 1 e bardhë veze, gjysmë limoni i shtrydhur, 1 lugë çaji me mjaltë. Përzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj.

Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët. Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.


Trajtimi Pastrues: 1 e bardhë veze, 1 lugë gjelle me sheqer, 2 lugë çaji me niseshte. Bashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.

Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re. Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.

Trajtimi qetësues – 1 e bardhë veze, 1 lugë çaji me xhel aloe vera, 1 lugë çaji me çaji kamomili. Bashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.


Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës.