Shefi i Qeverise merr vendim te tm.errshem per prpotestuesit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione për personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave.
Prindërit do të paguajnë dëmet e shkaktuara nga fëmijët e mitur,
ndërsa studentët që sulmojnë policinë rrezikojnë humbjen e bursave,
arsimit falas dhe mbështetjes financiare.
Mësuesit që nxisin nuk do të punojnë më në shtet.
Qeveria shqiptare po punon për një paketë masash ndëshkuese ndaj protestuesve të dhunshëm. Report TV mëson se projekti parashikon hartimin e një liste të zezë në sistemin TIMS, gjë e cila mund t’i penalizojë personat e përfshirë, për të udhëtuar jashtë vendit. Një pjesë tjetër sanksioneve, u paralajmëruan gjatë ditës nga vetë kryeministri, duke nisur nga faturimi i dëmeve familjeve të të miturve të përfshirë, te heqja e mbështetjes financiare për studentët, apo lënien jashtë sistemit për mësuesit që nxisin nxënësit.
Mbi 260 persona të dyshuar se janë përfshirë në aktet e dhunë në 6 ditët e para të protestës janë arrestuar ndërsa dhjetëra e dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por ndërsa ata pritet të përballen me drejtësinë, qeveria ka menduar edhe masa të tjera e sanksione.
Report Tv mëson se një grup pune në qeveri po punon për të parë mundësinë e hartimit të një liste të zezë, me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme, e cila do të përfshihet në sistemin TIMS. Për personat që do të jenë në këtë listë, pasoja do të ishte rreziku që udhëtimet në vendet e hapësirës Schengen të viheshin në pikëpyetje.
Projekti i qeverisë shqiptare gjen mbështetje në instrumente që parashikohen tashmë nga kuadri ligjor evropian. Tirana mund të përcjellë informacione dhe t’u kërkojë partnerëve vlerësimin e tyre, ndërsa vendimi për ndalimin e hyrjes do të mbetej në kompetencën e autoriteteve përkatëse të shteteve pritëse.
Ky është një prej opsioneve që po diskutohen, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama foli për masa të tjera të ashpra kundrejt protetsusve të dhunshë, si edhe familje të të miturve që kryejnë kate dhune në protestë. Rama deklaroi se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave.
Ndërsa studentëve që ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve u paralajmëroi heqjen e arsimit falas, bursave dhe çdo mbështetjeje financiare nga shteti. Edhe mësuesit që nxisin nxënësit të kryejnë akte dhune rrezikojnë përjashtimin nga puna.



