"Historia përsëritet, fatkeqësisht jemi në rrëmujën e 97-ës"/ Dash Shehi jep lajmin e zi: Ditët në vijim do të

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka paralajmëruar për përshkallëzim
të mëtejshëm të situatës në vend, nëse kriza shihet vetëm si policore,
ndërkohë që protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë sot në ditën e shtatë.
I ftuar në nje studio televizive, Shehi tha se situata aktuale na sjell në mendje
elemente të trazirave 97-ës, e cila sipas tij ishte rrjedhojë e mos marrjes së vendimeve politike në momentin e duhur.
Shehi theksoi se protestat janë pasojë e një krize politike dhe, për këtë arsye, kërkojnë zgjidhje politike dhe jo vetëm ndërhyrje të forcave të rendit, pasi përndryshe do të shpërthejnë situata të tjera.
“Fakteqësisht historia shpesh herë përsëritet në formë të ndryshme. Kur fillon kjo rrëmuja kështu na kujtohet të gjithëve 97’, që është derivat i mos marrjes së vendimeve politike në momentin e duhur. Kur mendon që do t’i zgjidhësh punët me anë represive, me ushtri, me SHIK, i mbani mend ato situata, kur zgjidhja ishte shumë e kollajtë, dhe ia kemi propozuar.
Vijmë te situata e sotme. Këtu falë Zotit s’jemi te 97-ta, por ka elementë. Tashi po mundohen ta zgjidhin me polici këtë punë. Do ta zgjidhi policia, sepse me studentët do fitojë policia, ke mjetet e veta, ka një justifikim, se s’do njeri të digjen dyqanet.
Edhe brenda mund të ketë njerëz që duan të vjedhin, ka rrugaç, por ky rebelim është rezultat i një krize politike. Ama s’është çështje policore. Nuk zgjidhet kriza, do plasë në një vend tjetër. Kriza është politike dhe do mjete politike, s’është policore”.



