“S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër pas regjistrimit të rrugës si pronë private nga Kadastra

Nga Class• 25 November 2026

“S’ke për të kaluar sa të jem unë

Një histori tipike shqiptare, ku zyrat e shtetit vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare është ankuar Gentian Rroji dhe babai i tij, Vahid Rroji,

të cilët deklarojnë se kanë në pronësi një pasuri truall dhe godinë, me vërtetim hipotekor, në Shkodër.

Madje, këtë pasuri e kanë blere me kontratë të rregullt noteriale, duke përfituar më pas edhe vendime gjyqësore.

Trualli është blerë nga denoncuesit 28 vite më parë. Në deklaratat noteriale të blerjes përcaktohet mjaft qartë se dy familjet do të kalojnë në atë rrugë, duke e cilësuar në dokumente si servitud kalimi. Madje, në vërtetimet hipotekore të vjetra, rruga del gjysma në zotërim të denoncuesve e gjysma e komshinjve.Por, në vitin 2022, Kadastra e Shkodrës ua regjistron rrugën kushërinjve nga ana tjetër. Ata përdorin një VKM për kufij të pacaktuar dhe Kadastra e Shkodrës ua regjistron brenda zyrave. Prej më shumë se 4 vitesh nga ky gabim, dy familjet, që janë edhe kushërinj me njëri tjetrin janë në konflikt të vazhdueshëm, ku njëra palë ka mbyllur rrugën egzistuese dhe nuk lejon palën tjetër të kalojë.

Por, megjithëse e bëri gabimin, Kadastra e Shkodrës nuk mund të ndërhyjë, sërish me këto ligjet apo rregulloret e famshme, për shkak se pala që e regjistroi pronën ka bërë transaksion, prona nga kryefamiljari ka kaluar në emrin e gruas dhe vajzave të tij. Për këtë arsye duhet të ndërhyjë Kadastra Qendrore, Drejtoria e Apelimit.