Aksidenti i rende ne aksin e madh ne vend! Sapo mesohet se nje i mitur dhe 3 persona kane …
Nga Class•
25 November 2026

Tre persona, mes tyre edhe një i mitur, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor
të ndodhur në aksin Lezhë-Milot.
Ngjarja është regjistruar pranë zonës së Ishull-Lezhës, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë
drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, në vendin e aksidentit ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.



