Rrëzohet helikopteri ushtarak, 8 viktima

Nga Class• 28 November 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak, 8 viktima

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru, humbin jetën tetë persona

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur

i plagosur rëndë, pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në

Sanabamba, në rajonin Ayacucho, në jug të Perusë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri i tipit “Mi-17” ishte në kthim nga një operacion shpëtimi, gjatë të cilit ishte evakuuar një patrullë ushtarake e mbetur e bllokuar në zonën e luginës së lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro.

Mes viktimave janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë që po transportoheshin pas operacionit të evakuimit. I vetmi i mbijetuar nga aksidenti raportohet të jetë piloti, Enso Espinosa Roque, i cili është transportuar në një spital në Lima, ku po trajtohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit të helikopterit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet pritet të zhvillojnë hetime për të përcaktuar se çfarë çoi në aksident.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter të këtij modeli në Peru që nga fillimi i vitit. Në shkurt, një helikopter “Mi-17”, i angazhuar në një mision shpëtimi pas përmbytjeve në rajonin e Arequipas, u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave që ndodheshin në bord, përfshirë shtatë të mitur.