Rast i rëndë i dhunës në familje në fshatin Toplicë të Gostivarit, një grua përfundon në gjendje të rëndë në spital

Nga Class• 28 November 2026

Rast i rëndë i dhunës në familje në fshatin

Rast i rëndë i dhunës në familje në fshatin Toplicë të Gostivarit,

një grua përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një rast i rëndë i dhunës në familje, sipas informacioneve jozyrtare,

ka ndodhur në fshatin Toplicë të Gostivarit, ku një burrë dyshohet se e

 ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij,

duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Sipas raportimeve të portalit „Tetova Sot“, burri me inicialet M.M. është arrestuar nga policia, pasi rasti është denoncuar nga një person, për të cilin nuk bëhet e ditur se kujt i përket familjarisht.

Bashkëshortja e tij, me inicialet S.M., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja ka brinjë të thyera, ndërsa dyshohet se bashkëshorti e ka sulmuar edhe me një pirun.

Informacionet për këtë rast shqetësues i ka publikuar gazetari Nevri Ademi nga portali „Tetova Sot“.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e fshatit Toplicë të Gostivarit.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, „Sloboden Peçat“ raportoi se një grua e rrahur brutalisht nga Gostivari është pranuar në Qendrën Urgjente pranë Qendrës Klinike „Nënë Tereza“ në Shkup, me lëndime në kokë dhe në kraharor, si dhe deformime në fytyrë nga goditjet e shumta.

„Pacientja është duke u ekzaminuar, ka lëndime në kraharor dhe në kokë, si dhe deformime të fytyrës. Ngjarja ka ndodhur dje, por është raportuar sot. Policia është njoftuar dhe po bisedon me të. Gruaja është nga Gostivari“, deklaroi doktor Dejan Zdravkovski, drejtues i Qendrës së Kirurgjisë Urgjente.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për të njëjtën paciente.

Pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të publikojë informacione zyrtare lidhur me rastin, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhuna dhe masat e ndërmarra ndaj të dyshuarit.