DASH SULA, NGA ISH-DEMOKRAT NË "PARASHIKUES" TË PD-SË: EDHE NË 2029 HUMBNI, PASTAJ SHKRIHENI!

Nga Class• 28 November 2026

DASH SULA, NGA ISH-DEMOKRAT NË "PARASHIKUES" TË PD-SË:

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti demokrat, Dash Sula, parashikon shkrirjen e PD-së:

 Do të humbasë edhe në 2029!

Në studion e emisionit “Off the Record”, ish-deputeti demokrat dhe aktualisht Kryeinspektor i

 Përgjithshëm, Dash Sula, ka bërë një deklaratë të fortë për të ardhmen e Partisë Demokratike,

duke parashikuar jo vetëm një tjetër humbje në zgjedhjet e vitit 2029, por edhe shkrirjen e saj si forcë politike.

Sula e krahasoi situatën e PD-së me një dënim 10-vjeçar pa të drejtë lirimi me kusht, duke iu referuar periudhës 2019-2029. Ai u shpreh i bindur se partia do të dalë sërish humbëse në zgjedhjet e ardhshme dhe më pas do të shpërbëhet.

“Partia Demokratike, fatkeqësisht, është e dënuar. Si një i dënuar me 10 vjet heqje lirie, pa të drejtë lirimi me kusht.

2019-2029 është dënimi dhe do më kujtosh. Edhe në 2029 ka për të humbur Partia Demokratike”, deklaroi Sula.

Më tej, ai e përforcoi qëndrimin e tij me një tjetër paralajmërim: “Do të shkrihen. Fatkeqësi është, por do të shkrihen. Do më kujtoni”.

Deklaratat e tij sollën reagimin e anëtarit të Kryesisë së PD-së, Dorian Teliti, i cili i kërkoi Sulës të tregohej më i kujdesshëm në komentet për kolegët dhe ish-kolegët.

Teliti la të kuptohej se edhe për Sulën kishte komente të shumta, duke iu referuar mesazheve që, sipas tij, kishte marrë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ish-deputetin demokrat.