"Tani jam më i lumtur se kurrë", Bes Kallaku flet për herë të parë për dashurinë e re: Është qetësia e zemrës
Nga Class•
28 November 2026

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka folur për jetën e tij private dhe dashurinë e re që po përjeton,
duke zbuluar se kjo marrëdhënie e ka bërë të ndihet më i lumtur.
I ftuar në emisionin “Live Me Luizin”, Kallaku është ndalur te ndryshimet në jetën e tij personale,
duke u shprehur pozitivisht për partneren e re.
Aktori e ka konsideruar atë si “qetësinë e zemrës”, duke lënë të kuptohet se ka gjetur lumturinë
dhe qetësinë emocionale në këtë fazë të jetës së tij.
“Tani jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ja di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh Kallaku.



