Rama jep lajmin e mirë të mbrëmjes për pensionistët: Dyfishohet vetëm për …

Nga Class• 21 November 2026

Rama jep lajmin e mirë të mbrëmjes për pensionistët:

Kryeministri Rama mblodhi sot Asamblenë e PS Tiranë, ku po mban fjalën e tij dhe

në qendër ka buxhetin e vitit 2027, të cilin e konsideron si historik.

Rama tha se rritja e bonusit të buxhetit do të rritet dyfish dhe

indeksimi i pensionit do të afrohet në muajin prill.

“Partia Socialiste është partia që do ta fitojë Tiranën për Shqipërinë, sepse është rruga e vetme, na kalon amaneti kombëtar i bashkimit me Europën. Për herë të parë në historinë e këtij shteti ne kapërcejmë pragun e 10 mld eurove në pasqyrën e buxhetit falë një ekonomie që rritet dhe që e thotë BE në raportin e progresin, që flet me fjalë të larta për ekonominë e vendit.

Arritjet tona nuk janë medalje për gjoksin e qeverisë, sepse për një familje që numëron lekët në fund të muajit, rëndësi ka sa e shtrenjtë është shporta në dyqanin e lagjes. E rëndësishme është arritja se mbi 50 produkte të shportës do të kenë TVSH të ulur në 6%.

Kjo është ekonomia që rritet edhe për qytetarin, edhe për atë që nuk e ka të lehtë të mbajë presionin e shtrenjtimit të produkteve të shportës. Ekonominë njerëzit nuk do ta shohin më të rritet në fjalët tona, por edhe në shenjat dhe shprehjet konkrete të solidaritetit tonë me ta si PS e Shqipërisë.

Ne nuk e shlyejmë dot borxhin ndaj një gjenerate që e mbajti mbi shpinë Shqipërinë duke punuar pafund dhe duke mos mbajtur thuajse asgjë në këmbim. Nuk i kthejmë dot ato që kanë ikur, por do të mundohemi tua bëjmë sa më lehta vitet që kanë përpara. Prandaj e thotë edhe buxheti se rritja e bonusit të buxhetit do të rritet dyfish dhe indeksimi i pensionit do të afrohet në muajin prill. Këto nuk mjaftojnë, por padiskutim që ka një ndryshim”, tha Rama