Rama: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të zezë, nuk do lejohet të hyjnë në vendet

Nga Class• 19 October 2026

Rama: Ata që kryejnë akte dhune do futen në listë të

Personat që kryejnë akte dhune mund të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS,

 me synimin që t’u kufizohet hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas burimeve të brendshme të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës

 pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune

 gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.

Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

Sipas të njëjtave burime, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së./Top Channel