Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

Nga Class• 20 October 2026

Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar,

për qendrimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga protesta.

“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje.

 Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur.

Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së Grupit të PS, sipas Report TV.

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, përsëriti edhe njëherë ftesën për dialog mes protestuesve dhe qeverisë.

“Sot besoj që është tepër e qartë, pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen, dhe qeveria, kryeministri ka ofruar tryezën ose, le të themi, sheshin e dialogut.

Ky unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët, studentët e thashë meritojnë të dëgjohen”, tha Balla.