Qysh është Sevdija?”, nipi i Jakup Krasniqit flet për gjendjen shëndetësore të gruas së ish-zëdhënësit të UÇK’së

Nga Class• 28 November 2026

Qysh është Sevdija?”, nipi i Jakup Krasniqit flet për

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, i ftuar në emisionin

“Frontal” në T7, ka folur për vizitën e këtij të fundit në Kosovë,

si dhe për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij,

Sevdije Krasniqi.

Ai e ka cilësuar Sevdijen si një grua të fortë dhe fisnike,

 duke shprehur shpresën dhe urimin që ajo ta tejkalojë edhe këtë sfidë shëndetësore.

“Sevdija është një grua e fortë, fisnike, që ka bartur një barrë të madhe në gjithë rrugëtimin jetësor, si të bacit Jakup, ashtu edhe të saj, sepse nuk ka qenë e lehtë në ato rrethana të jashtëzakonshme të jesh bashkëshorte e një njeriu, i cili ka qenë bartës i një procesi të rëndësishëm. Unë besoj, uroj dhe shpresoj që Sevdija edhe këtë betejë ta kalojë, siç ka kaluar edhe shumë beteja të tjera”, ka deklaruar Krasniqi.