Puthjet në buzë shkaktojnë sherr te "Për'puthen", djemtë hyjnë me urgjencë për t'i ndarë (VIDEO)

Nga Class• 26 November 2026

Puthjet në buzë shkaktojnë sherr te

Debatet në “Për’puthen” kanë degjeneruar në përplasje të forta mes konkurrentëve,

duke e kthyer studion në një arenë tensioni.

Episodi i fundit i dating show-t është shoqëruar me dy momente të tensionuara,

ku protagonistët kanë humbur qetësinë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e të tjerëve.

Gjithçka nisi pas transmetimit të takimit mes Erës dhe Sotirit, teksa diskutimi për puthjet në buzë mes tyre shkaktoi reagime në studio.

Në një moment, Sotiri u ngrit nga karrigia dhe iu drejtua në mënyrë konfrontuese Xhastinit. Ndërhyrja e djemve të tjerë shmangu përshkallëzimin e debatit.

Situata u tensionua edhe më shumë pas një komenti të Greit, i cili bëri që Era të ngrihej e revoltuar dhe të drejtohej me vrull drejt tij.

Edhe këtë herë, konkurrentët ndërhynë për të qetësuar gjakrat.

Në fund, Era u largua nga studioja, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar.