Françeska Murati thyen heshtjen për paragjykimet, mesazhi i fortë që u bë viral (FOTO)

Françeska Murati ka ndarë në Instagram një fotografi nga Londra, të shoqëruar me një mesazh
për mënyrën se si na shohin të tjerët dhe lodhjen që sjell përpjekja për të ndikuar te gjykimi i tyre.
Françeska ka publikuar një tekst që flet për paragjykimet, vetëbesimin dhe kufijtë personalë.
“Perceptimi që njerëzit kanë për ty nuk është gjithmonë pasqyrim i asaj që je,
por shpesh pasqyrim i asaj që janë ata”, shkruhet në fillim të mesazhit.
Teksti vijon me idenë se secili i sheh të tjerët përmes përvojave, bindjeve, pasigurive dhe kapacitetit të vet emocional.
Kështu, edhe një person me qëllimet më të pastra mund të perceptohet në dhjetë mënyra krejt të ndryshme nga dhjetë njerëz.
“Disa do ta admirojnë vetëbesimin tënd, ndërsa të tjerë do ta ngatërrojnë me arrogancën. Disa do t’i vlerësojnë kufijtë që vendos, ndërsa të tjerë do t’i interpretojnë si egoizëm”, thuhet më tej në postim.
Mesazhi mbyllet me një reflektim për nevojën për t’u çliruar nga përpjekja e vazhdueshme për të marrë miratimin e të tjerëve.
Sipas tekstit të ndarë prej saj, kur kupton se njerëzit mund të të shohin ndryshe pavarësisht qëllimeve të tua, pushon së lodhuri veten duke u përpjekur të kontrollosh mendimin e tyre.
Françeska nuk ka përmendur emra apo ndonjë situatë konkrete në këtë postim, duke e lënë mesazhin në formën e një reflektimi personal.
Më të Lexuarat

LAJME
GJKKO dënon nënën e Monika Kryemadhit, ja vendimi që u mor

LAJME
Artan Hoxha "hap gojën" Kush është organizata që ka pasuri sa buxheti i shtetit 10 miliardë Euro? Ka arritur në stadin e kartelit Medelin

LAJME
LAJM I FUNDIT/ Tronditëse, familjarët gjejnë 43-vjeçaren të vdekur në tualetin e shtëpisë, dyshimet e para
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Françeska Murati thyen heshtjen për paragjykimet, mesazhi i fortë që u bë viral (FOTO)
Françeska Murati ka ndarë në Instagram një fotografi nga Londra, të shoqëruar me një mesazh për mënyrën se ...

LAJME
GJKKO dënon nënën e Monika Kryemadhit, ja vendimi që u mor

LAJME
Artan Hoxha "hap gojën" Kush është organizata që ka pasuri sa buxheti i shtetit 10 miliardë Euro? Ka arritur në stadin e kartelit Medelin

LAJME