LAJM I FUNDIT/ Tronditëse, familjarët gjejnë 43-vjeçaren të vdekur në tualetin e shtëpisë, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 43-vjeçare është
gjetur e pajetë në banesën e saj. Rrethanat e ndarjes nga jeta të gruas janë ende të paqarta,
ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 43-vjeçarja ka humbur ndjenjat teksa ndodhej
në tualetin e banesës. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete dhe kanë njoftuar për ngjarjen. Pavarësisht përpjekjeve dhe shqetësimit të të afërmve, gruaja është konstatuar e pajetë.
Gjatë dëshmisë së tyre, familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja vuante nga problemet me tensionin e gjakut. Për këtë arsye, dyshohet paraprakisht se një problem shëndetësor mund të ketë shkaktuar humbjen e jetës së saj. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas veprimeve përkatëse dhe ekzaminimeve mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri në këtë fazë, nuk raportohen të dhëna që të bëjnë fjalë për rrethana të tjera të dyshimta.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin e zonës së Sovjanit, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me këtë rast./Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u hodh nga pallati në Astir

LAJME
Këmba e dëmtuar “nxjerr” Veliajn nga burgu? Përplasje e fortë në studion e “Skenë Krimi”

LAJME
LAJM I FUNDIT/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë kryeministrit Rama! Vjen fitorja e rëndësishme për studentet
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
LAJM I FUNDIT/ Tronditëse, familjarët gjejnë 43-vjeçaren të vdekur në tualetin e shtëpisë, dyshimet e para
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 43-vjeçare është gjetur e p...

LAJME
E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u hodh nga pallati në Astir

LAJME
Këmba e dëmtuar “nxjerr” Veliajn nga burgu? Përplasje e fortë në studion e “Skenë Krimi”

LAJME