Pse Ilir Meta zbuloi KËRC*NIMET e ambasadave pas shtatë vitesh?! Blushi nxjerr MESAZHIN dhe arsyet: Për hetimet e SPAK-ut... (E PLOTË)

Në seancën gjyësore të mbajtur të enjten që lamë pas, më 12 nëntor,
Ilir Meta u shpreh se është kërcënuar nga pesë ambasada të huaja, gjatë kohës
kur ai ishte President i Shqipërisë. Në një deklaratë të mbajtur sot për mediat,
sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zbuloi se pse Meta zgjodhi të fliste për një ngjarje që daton p[ara shatë vitesh.
Me pretendimin se kryeministri Rama ka ndërhyrë në përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses asokohe, Blushi tha se Meta i cili ishte president i Shqipërisë dhe duhej të “bekonte” kandidadin e duhur të Kushtetueses me postin e ri, mori një mesazh kërcënues nga një ambasador europian.
“Mirëmëngjes Beni, Sot në mëngjes takova kolegët e mi nga SHBA-ja, BE-ja dhe më pas thirrëm Ramën.
Këshilltarët ligjorë të BE-së dhe SHBA-së nuk e mbështesin qëndrimin e Presidentit për pezullimin. Ata besojnë se Arta Vorpsi tashmë është emëruar në detyrë nëpërmjet mekanizmit të zhbllokimit.
Ata do ta bëjnë publike këtë çështje gjatë ditës së sotme dhe ne ramë dakord që unë të të njoftoja paraprakisht për këtë.
Megjithatë, Rama ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e Presidentit për emërimin e radhës, i cili pritet të ndodhë shumë shpejt.
Rama nuk do të përpiqet ta bllokojë këtë emërim. Përsëri, m'u kërkua që ta përcillja këtë mesazh tek ti.” shkruhet në mesazhin e publikuar sot nga Tedi Blushi.

Sipas Blushit, kur Meta asokohe zgjodhi të ankohej për ndërhyrjen e kryeminstriti Rama në sistemin e drejtësisë, ambadsadat bënë të paditurin dhe nuk reaguan për situatën, madje shpreheshin të gatshme për ndërhyrje që ata nuk e bënë.
Më tej, Blushi thekson se Meta zgjodhi të fliste p[ikërisht sot për këto kërcënime me bindje të plotë se nuk ka bërë asnjë shkelje në lobimin në SHBA për të cilën akuzohet.
“Ai nuk ka pranuar kurrë presionin e paligjshëm për të shkelur Kushtetutën, që Rama të kapte sistemin gjyqësor. Por ka çmontuar çdo përpjekje për të manipuluar këtë proces.
Së dyti Meta e përmendi kërcënimin për t’i kujtuar gjyqtarëve të Edi Ramës se cili është fundini atyre që përdoren prej tij. Me dashje apo në kushtet e presionit.
Së treti presidenti Meta rikujtoi mesazhin kërcënues për t’i vënë në vëmendje gjykatës dhe SPAK-ut hetimin, për të vërtetuar tërësisht çështjen e lobimit në SHBA-së, pa përjashtuar asnjë fakt apo person për zbardhjen e të vërtetës.
Në vitin 2024 autoritetet amerikane kanë prasnuar se nga Meta nuk është konstatuar asnjë shkelje e as lobim i paligjshëm në SHBA.“ tha Blushi.
Fjala e plotë e Tedi Blushi:
Sot për herë të parë do të bëjmë publike provën që konfirmon kërcënimin e ushtruar ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta, nënëntor të 2019, për emërimet e bëra në Gjykatën Kushtetuese.
Publikimi i kësaj prove është detyrim ndaj të vërtetës, e veçanërisht kur seancat gjyqësore ndaj tij, zhvillohen me urdhër të Edi Ramës në kushte errësire dhe bunkerizimi që cënojnë transparencës.
Konflikti institucional mes Metës dhe Ramës lidhej drejtpërdrejt me përpjeket për të ndikuar emërimet në Gjykatën Kuhstetuse.
Në qendër të debatit ishte manipulimi me qëllim që Ardian Dvorani, asokohe kryetar i Këshillit të emërimëve në drejtësi i bëri procesit të emërimëve nëe Kushtetuese, përmes një skenari mafioz që jo vetëm e la Shqipërinë për tre vite pa kushtetuesen, por dhe synonte rrëmbimin e plotë të gjykatës nga Rama.
Për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Meta në përputhje me kompetencat që i njihte kushtetuta emëroi Marsida Xhafellarin. Ndërsa mazhoranca socialiste, këmbënguli në skenarin mafioz të rrëmbimit të Kushtetutës, dhe kërkonte të emëronte me forcë Arta Vorpsin.
Më 11 nëntor të 2019, Vorpsi kreu aktin skandaloz, në vend që të betohej para Presidentit, ajo kreu betimin para një notereje private.
Më 10 nëntor të 2019, Meta priti në Presidencë drejtuesit e ambasadave më të angazhuara për reformën në drejtësi. Gjatë takimit Meta informoi ambasadorët për zhvillimet dhe shqetësimet serioze në lidhje me veprimet kriminale antikushtetues të Edi Ramës.
Si dëshmitar i drejtpërdrejt i këtij takimi ju konfirmoj se ambsadorët bënë të paditurin dhe shprehën gatishmërinë që të ndërhyhej.
Meta iu drejtua Dvoranit për të respektuar radhën e emërimeve, këto shkresa zyrtare u ishin drejtuar dhe ambasadave të SHBA-së.
Të nesërmen, më 11 nëntor të 2019, teksa Meta ishte në Francë në Forumin e Parisit për paqen, mbërriti një mesazh kërcënues nga një ambasador europian, që përcillte qëndrimin e ambasadorëve dhe kërkesën për t’ia komunikuar paraprkaisht qëndrimin e tyre presidentit.
Nëpërmjet presionit mafioz, Metës i kërkohej rrëmbimi i anëtarëve të Kushtetueses.
Meta e përmendi këtë kërcënim gjatë seancës për tre arsye:1- Ai nuk ka pranuar kurrë presionin e paligjshëm për të shkelur Kushtetutën, që Rama të kapte sistemin gjyqësor. Por ka çmontuar çdo përpjekje për të manipuluar këtë proces.
Së dyti Meta e përmendi kërcënimin për t’i kujtuar gjyqtarëve të Edi Ramës se cili është fundini atyre që përdoren prej tij. Me dashje apo në kushtet e presionit.
Së treti presidenti Meta rikujtoi mesazhin kërcënues për t’i vënë në vëmendje gjykatës dhe SPAK-ut hetimin, për të vërtetuar tërësisht çështjen e lobimit në SHBA-së, pa përjashtuar asnjë fakt apo person për zbardhjen e të vërtetës.
Në vitin 2024 autoritetet amerikane kanë prasnuar se nga Meta nuk është konstatuar asnjë shkelje e as lobim i paligjshëm në SHBA.
Më të Lexuarat

LAJME
"Martesa është më mirë sesa të rrish pa martuar", Edi Rama në Forumin e Zgjerimit: Unë e di këtë, sepse jam martuar disa herë! Dhe Shqipëria e do me çdo kusht BE

LAJME
Përplasi për vd*kje dy fëmijët e mitur në Durrës, Nikoll Radaçi kërkon gjykim të shkurtuar, Gjykata rrëzon kërkesën

LAJME
Studimi i ri/ Çfarë po përpiqet t'ju thotë macja kur mjaullin?
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Pse Ilir Meta zbuloi KËRC*NIMET e ambasadave pas shtatë vitesh?! Blushi nxjerr MESAZHIN dhe arsyet: Për hetimet e SPAK-ut... (E PLOTË)
Në seancën gjyësore të mbajtur të enjten që lamë pas, më 12 nëntor, Ilir Meta u shpreh se është kër...

LAJME
"Martesa është më mirë sesa të rrish pa martuar", Edi Rama në Forumin e Zgjerimit: Unë e di këtë, sepse jam martuar disa herë! Dhe Shqipëria e do me çdo kusht BE

LAJME
Përplasi për vd*kje dy fëmijët e mitur në Durrës, Nikoll Radaçi kërkon gjykim të shkurtuar, Gjykata rrëzon kërkesën

LAJME