Përplasi për vd*kje dy fëmijët e mitur në Durrës, Nikoll Radaçi kërkon gjykim të shkurtuar, Gjykata rrëzon kërkesën

Nga Class• 17 November 2026

Përplasi për vd*kje dy fëmijët e mitur në Durrës,

Nikoll Radaçi do të përballet me gjykim të zakonshëm, pasi Gjykata e Durrësit 

ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe ka vendosur kalimin e çështjes për gjykim.

 57-vjeçari akuzohet se në maj të këtij viti në Durrës, përplasi për vdekje dy fëmijë të mitur,

 të cilët ndodheshin në trotuar, si dhe plagosi një tjetër.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu si të papërdorshme procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut

 dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor.

Këto akte ishin kërkuar nga mbrojtja, e cila pretendonte se rezultatet e analizave provonin se 57-vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, në kundërshtim me deklarimet e policisë pas arrestimit të tij.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur pushimin e akuzës për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, pasi kjo vepër përfshihet në amnistinë penale të këtij viti. Në këto kushte, Radaçi do të gjykohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve të mitur dhe plagosjen e një tjetri.