Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës

Nga Class• 19 October 2026

Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës

Në një deklaratë, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje,

 të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut, ndërsa thekson rëndësinë e garantimit të së drejtës

 për protestë paqësore, lirisë së medias dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare

 të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.