Protesta - “S’është lëvizje studentore, por bashkim i Flamingove dhe Berishës”, Meçe: Misioni i tyre, lufta civile!

Nga Class• 18 October 2026

Protesta - “S’është lëvizje studentore, por bashkim i

Analisti Arben Meçe ka ngritur pretendime për organizimin

dhe prapavijën e protestave në Shqipëri, duke deklaruar se, sipas tij,

ato nuk përfaqësojnë një lëvizje të mirëfilltë studentore, por lidhen me përpjekje për destabilizim politik.

Meçe foli për ndikimin e lëvizjeve të majta europiane në Shqipëri dhe për atë që e cilësoi si luftë hibride, duke përmendur disa aktorë politikë dhe burime financiare që, sipas tij, duhen analizuar.

Ai përmendi gjithashtu Agron Shehajn dhe Arlind Qorin, si dhe Sali Berishën, duke pretenduar se ekziston një bashkim interesash që shkon përtej një ndryshimi të zakonshëm politik.

Sipas Meçes, deklaratat e bëra më herët nga tribunat e protestës dhe thirrjet për mobilizim të grupeve të ndryshme duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit. Ai paralajmëroi se situata mund të shkojë përtej protestës politike dhe të krijojë rrezik për destabilizim.

“Lëvizje majtiste në Europë, që produktin e tyre po e japin në Shqipëri dhe në vende në Europë. Demokracia duhet të meritohet! Linjat fashiste janë shprehur në protestë, e ka origjinën te Flamingo. Janë katër burime mediatike që prodhojnë armatë të luftës hibride, dy janë në Shqipëri: Agron Shehaj, Arlind Qori dhe burimet financiare të saj. Nga tribunat e Flamingos u fol se do ta shihni çdo ndodhinë kur të vijnë studentët. Nuk është lëvizje studentore. Bashkim i Flamingove me financues Berishën. Berisha i bëri thirrje që nesër PD-ja dhe grupi i zjarrit duhet të nisnin lëvizjen. Jo thjesht ndryshim politik, por destabilizim. Është e rëndë të flitet për luftë civile, është mision i kësaj që po ndodh. Është një fëmijë 12-vjeçar që është pjesë e sulmit, në sulm janë edhe femra. Jemi në një protestë apo në lëvizje vandaliste? Në momentin kur jemi në protestë, do të zbatojmë rregullat.”