Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

ELBASAN – Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme në aksin
rrugor Elbasan–Peqin, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve humbi jetën një 70-vjeçare dhe u dëmtuan tre persona të tjerë.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, kur automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi A. B., 47 vjeç,
është përplasur me automjetin tip “Mazda”, të cilin e drejtonte shtetasi R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital pasagjerja D. Xh., rreth 70 vjeçe, e cila udhëtonte në automjetin e drejtuar nga shtetasi R. Xh.
Lidhur me personat e tjerë të përfshirë në aksident, Policia sqaroi se kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja që udhëtonte në automjetin “Volkswagen”. Të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Më të Lexuarat

LAJME
E F*UTI TË DASHURlN NË VALlXHE “PËR L0JË”/ AI I THA “NUK MARR D0T FRYMË”, POR AJO QË BËRI MË PAS TR0NDlTl EDHE HETUESIT

LAJME
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

LAJME
I jepet lamtumira e fundit në SHBA, mes tyre edhe çifti shqiptar që priste të bëhej me vajzë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Pak ditë para zgjedhjeve, Amerika godet fuqishëm Vuçiqin, merr këtë vendim
Një projektligj për Serbinë, i hartuar nga senatorë të të dyja partive kryesore amerikane, është dorëzuar n&...

LAJME
E F*UTI TË DASHURlN NË VALlXHE “PËR L0JË”/ AI I THA “NUK MARR D0T FRYMË”, POR AJO QË BËRI MË PAS TR0NDlTl EDHE HETUESIT

LAJME
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

LAJME