I jepet lamtumira e fundit në SHBA, mes tyre edhe çifti shqiptar që priste të bëhej me vajzë
Është caktuar ceremonia mor

tore për Florida Hoxhën, Florin Hoxhën, Eris Canin dhe Ian Alexander Kirkpatrick,
katër anëtarët e një familjeje që humbën jetën tragjikisht pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në Athinë.
Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të zhvillohen të mërkurën, më 7 tetor, nga ora 11:00 deri në 20:00, në Yorktoën Funeral Home, në Shrub Oak të Neë York-ut.
Ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 8 tetor, në orën 13:00, në Kensico Cemetery, në Valhalla.
Katër viktimat humbën jetën mëngjesin e 25 shtatorit, pasi një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shembjen e ndërtesës dykatëshe ku ata po qëndronin, në zonën historike të Plakës në Athinë. Në total nga tragjedia humbën jetën gjashtë persona. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për shkakun e shpërthimit, ndërsa rrjedhja e gazit është një prej pistave që po shqyrtohet.
Florida dhe Florin Hoxha ishin motër e vëlla. Florida, 34 vjeçe, ndodhej në Greqi me bashkëshortin e saj, Ian Alexander Kirkpatrick, 37 vjeç, me të cilin ishte martuar vetëm pak javë përpara tragjedisë. Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe pikërisht ditën kur ndodhi shpërthimi kishte planifikuar të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Me ta ndodheshin edhe vëllai i Floridës, Florin Hoxha, 36 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Historia e çiftit është bërë edhe më tragjike pasi Eris ishte rreth pesë muaj e gjysmë shtatzënë dhe së bashku me Florinin prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë.
Pas tragjedisë që tronditi familjen dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në Neë York, tashmë të afërmit dhe miqtë do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave, të cilët do të prehen në SHBA.
Më të Lexuarat

LAJME
E F*UTI TË DASHURlN NË VALlXHE “PËR L0JË”/ AI I THA “NUK MARR D0T FRYMË”, POR AJO QË BËRI MË PAS TR0NDlTl EDHE HETUESIT

LAJME
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

LAJME
I jepet lamtumira e fundit në SHBA, mes tyre edhe çifti shqiptar që priste të bëhej me vajzë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Pak ditë para zgjedhjeve, Amerika godet fuqishëm Vuçiqin, merr këtë vendim
Një projektligj për Serbinë, i hartuar nga senatorë të të dyja partive kryesore amerikane, është dorëzuar n&...

LAJME
E F*UTI TË DASHURlN NË VALlXHE “PËR L0JË”/ AI I THA “NUK MARR D0T FRYMË”, POR AJO QË BËRI MË PAS TR0NDlTl EDHE HETUESIT

LAJME
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

LAJME