Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallur në kërkim

Nga Class• 12 November 2026

Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve,

kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës.

Aksioni policor është përqendruar në lagjen Çole, në zonën e Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë,

 ku efektivët kanë ushtruar kontrolle ndaj automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtrirë edhe në ambiente të ndryshme, ndërsa në fokus të operacionit është verifikimi i personave të shpallur në kërkim, evidentimi i armëmbajtjes pa leje dhe identifikimi i personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Aksioni vjen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në qytetin bregdetar.