MARIN MEMA SHPËRTHEN NDAJ ZËVENDËSMINISTRIT GREK: "PREJ 14 VITESH JAM NON GRATA NË GREQI, NDËRSA AI VJEN NË KORÇË E FLET PËR TOKËN E TË PARËVE TË TYRE! ÇFARË KËRKOJNË KËTA NË KORÇË?!" ..

Gazetari dhe historiani Marin Mema ka reaguar ashpër pas deklaratave të zëvendësministrit
grek Konstandinos Gkioulekas, i cili gjatë një vizite në Korçë u bëri thirrje qytetarëve
grekë ta vizitojnë qytetin për të njohur rrënjët e njerëzve të tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mema ka kritikuar qëndrimet e zyrtarit grek,
duke kujtuar se prej 14 vitesh, sipas tij, i është ndaluar hyrja në Greqi për shkak të dokumentarëve dhe hulumtimeve historike mbi Çamërinë.
“Prej 14 vjetësh jam ‘Non Grata’ në Greqi, sepse dëshmova nga terreni të vërtetën për Çamërinë dhe trojet e tjera të mbetura në Greqi… ndërsa një zvministër grek zbret në Korçë dhe u bën thirrje grekëve të vijnë për të parë, sipas tij, tokën e të parëve të tyre!”, shkruan Mema.
Gazetari ngre pikëpyetje mbi mesazhet që përcillen nga zyrtarët grekë gjatë vizitave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të Korçës.
“Çfarë të parësh kërkojnë këta në Korçë? Ky qytet është një nga gurët e themelit të Lëvizjes Kombëtare, ku shumë figura dhanë jetën për gjuhën shqipe!”, shprehet ai.
Mema shkon më tej, duke kritikuar edhe nisma të tjera që, sipas tij, lidhen me pretendime historike, çështjen e minoriteteve, memorialet dhe varrezat greke në Shqipëri.
“Njëri kërkon minoritet aty ku nuk ka, tjetri vendos Zervën, tjetri do muze më të madh e mbi të tanët në qytetin e pavarësisë, tjetri do varreza, territore! E frikshme!”, përfundon gazetari.
Më të Lexuarat

LAJME
Gazetari zbulon dy emrat që PS pritet të nxjerrë për Tiranën e Shkodrën, dy ministra sakrifikojnë postin

LAJME
“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon skenarin e fortë për Asamblenë e PS: Ju tregoj takimin e Ramës me ish-zv.kryeministren

LAJME
Zbulohet përgjimi në qeli i nënës dhe djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit: “Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim”
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
MARIN MEMA SHPËRTHEN NDAJ ZËVENDËSMINISTRIT GREK: "PREJ 14 VITESH JAM NON GRATA NË GREQI, NDËRSA AI VJEN NË KORÇË E FLET PËR TOKËN E TË PARËVE TË TYRE! ÇFARË KËRKOJNË KËTA NË KORÇË?!" ..
Gazetari dhe historiani Marin Mema ka reaguar ashpër pas deklaratave të zëvendësministrit grek Konstandinos Gkioulekas, i cili gjatë n...