Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

Gjatë takimeve me efektivët e policisë, mësuesit dhe përfaqësuesit e bankave
kryeministri Edi Rama ka zbuluar një pjesë të masave ndëshkuese në vazhdim
për ata që u përfshinë në akte dhune në protesta.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu mëson se janë një grup juristësh
në kryeministri të cilët po punojnë për të finalizuar një dokument propozues.
Një prej juristëve të përfshirë në hartimin e këtij dokumenti deklaroi në kushtet e anonimatit për Top Channel se si pjesë e paketës, po bashkëpunohet edhe me ekspertët francezë për një model franko-shqiptar kundër dhunuesve të pronës publike e private.
Synimi është që BE të hapë një front anti-vandalizëm.
Deri më tani në këtë paketë është hedhur ideja propozuese në të përfshirin në një listë të zezë në sistemin TIMS e personave që kryejnë akte dhune gjatë protestave, me synimin për t’u ndaluar hyrjen në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo masë, nëse do të bëhej e zbatueshme, mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë te të rinjtë që duan të largohen pas përfshirjes në akte dhune apo për ata që duan të studiojnë, jetojnë apo udhëtojnë në vendet e BE-së.
Konkretisht po hartohet një regjistër i posaçëm për dokumentimin e rasteve kur persona apo profile kërcënojnë haptaz qytetarët, bëjnë thirrje për sulme dhe nxisin akte dhune në rrjetet sociale.
Çdo rast do të ruhet me provat përkatëse dhe do t’u referohet autoriteteve përgjegjëse për verifikim dhe ndjekje ligjore.
Kur nga verifikimi rezulton një person konkret, do të bashkëpunohet edhe ndërkombëtarisht dhe do të njoftohen kompanitë ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe platformat e rezervimeve për sjelljen vandaliste të individit.
Paketa parashikon se, kush kërcënon jetën e të tjerëve apo nxit dhunë duhet ta kuptojë se veprimet e tij mund të kenë pasoja serioze, përfshirë për udhëtimin apo qëndrimin në hotel jashtë vendit, pasi fshirja e një statusi nuk fshin përgjegjësinë për një kërcënim të dokumentuar.
Ndërsa për personat e dënuar për dhunë njoftimi do të jetë automatik dhe për tre vjet ata do ta kenë të pamundur të marrin bileta avionësh dhe të bëjnë rezervime në hotele./Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME
OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve, thirrje të fortë gjithë politikës
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"Këtu i quani paqësorë, atje të dhunshëm" - Gjeorgjia akuzon BE-në se përdor standarde të dyfishta për protestuesit në Shqipëri
Qeveria gjeorgjiane ka akuzuar zyrtarët europianë se po aplikojnë standarde të dyfishta në reagimet e tyre ndaj protestave të dhu...

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME