OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve, thirrje të fortë gjithë politikës

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore,
Claude Haagen, nga Luksemburgu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri,
duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, respektimit të lirive themelore dhe
shmangies së përshkallëzimit të situatës.
Në deklaratën e tij, Haagen nënvizon se e drejta për tubime paqësore dhe liria e qytetarëve për të shprehur qëndrimet e tyre janë shtylla themelore të një shoqërie demokratike. Në të njëjtën kohë, ai thekson se mbrojtja e jetës njerëzore dhe e pronës publike e private përbën një përgjegjësi thelbësore të autoriteteve ligjzbatuese.
“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit që shoqërojnë protestat në Shqipëri”, shprehet Haagen, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe respektim të parimeve demokratike nga të gjitha palët.
Përfaqësuesi i OSBE-së thekson se dhuna nuk mund të zëvendësojë dialogun dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
Sipas tij, çdo akt dhune i kryer nga individë pjesëmarrës në protesta, si edhe çdo përdorim i tepruar i forcës nga autoritetet e rendit, duhet të hetohet dhe të trajtohet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Haagen u bën thirrje institucioneve dhe aktorëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi, të dënojnë pa ekuivok dhunën dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.
Një tjetër çështje e vënë në fokus nga përfaqësuesi i OSBE-së është siguria e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së medias gjatë raportimit nga protestat.
Haagen nënvizon se gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirisht dhe në mënyrë të sigurt për ngjarjet publike, pa u përballur me intimidim, ngacmime apo pengesa të pajustifikuara.
“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për transparencën, llogaridhënien dhe debatin publik të informuar, veçanërisht gjatë periudhave të tensioneve politike”, thekson ai.
Sipas tij, autoritetet duhet të garantojnë që gazetarët të kryejnë punën e tyre pa presione dhe ndërhyrje, duke respektuar njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për tubime paqësore.
Në përfundim të deklaratës, Haagen u drejtohet qeverisë, opozitës, organizatave të shoqërisë civile, studentëve dhe qytetarëve, duke i ftuar të angazhohen në një dialog konstruktiv për gjetjen e zgjidhjeve në interes të të gjithë shqiptarëve.
Ai thekson se sundimi i ligjit, respektimi i lirive themelore dhe dialogu duhet të mbizotërojnë mbi përplasjet./Top Channel
Më të Lexuarat

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME
OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve, thirrje të fortë gjithë politikës
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"Këtu i quani paqësorë, atje të dhunshëm" - Gjeorgjia akuzon BE-në se përdor standarde të dyfishta për protestuesit në Shqipëri
Qeveria gjeorgjiane ka akuzuar zyrtarët europianë se po aplikojnë standarde të dyfishta në reagimet e tyre ndaj protestave të dhu...

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME