PAMJE TË RËNDA/ Momente paniku në palestër, 22-vjeçarja "shtyhet" nga pista e vrapimit, bie nga dritarja dhe ndërron jetë

Nga Class• 16 November 2026

PAMJE TË RËNDA/ Momente paniku në palestër,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një palestër në Pontianak, Indonezi, ku një 22-vjeçare

humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga kati i tretë i palestrës teksa bënte aktivitet fizik.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po përdorte një pistë vrapimi (treadmill).

Pamjet e rënda të filmuara nga kamerat e palestrës, tregojnë momentin se si e reja

humbet ekuilibrin dhe shtyhet prapa nga pajisja që ishte në lëvizje, dhe përfundon duke “fluturuar” nga dritarja e palestrës.

Nga hetimet e bëra në sajë të ngjarjes tragjike, Policia bëri të ditur se pista e vrapimit ishte vendosur shumë pranë dritares, dhe shtyrja e së resë ishte shumë e fortë.

Trupi i saj u pa duke rënë nga dritarja e palestrës, ku për rrjedhojë ajo pësoi dëmtime të rënda në kokë çka i sollën asaj vdekjen.

Rasti ngriti gjithashtu pyetje lidhur me sigurinë në palestra, pasi pista e vrapimit ishte vendosur me kurriz nga dritarja e hapur, pa asnjë barrierë mbrojtëse që do të parandalonte rënien.