"AKSHI fabrikoi provat"/ Meksi: Homeland Justice pika kyçe për nxjerrjen e të dhënave, ishte shantazh për para

Sipas tij, pas Homeland Justice fshihet shantazhi i botës së krimit ndaj pushtetit për para
Endri Meksi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se pas publikimit të të dhënave
sensitive të qytetarëve dhe zyrtarëve shqiptarë nga Homeland Justice
fshihet shantazhi i botës së krimit ndaj pushtetit për para.
Sipas tij, AKSHI ka manipuluar të dhënat duke e bërë të duket sikur kërcënimet vinin nga Irani, por në fakt shantazhi bëhej nga organizata kriminal me qëllim përfitimin e parave.
“Homeland Justice është pika kyçe sepse deri një ditë para këto intrigat e pleksjes së botës së krimit, shantazhit, të vjedhjes dhe ndryshimit të të dhënave me shtetin ndodhnin në prapaskenë. I kanë ditur ndoshta 10-15 aktorë të botës së AKSHI-t dhe ndonjë tek-tuk nëpër ministri të ndryshme ku këta zotërinj operojnë si teknicjenë, por asnjëri nuk mendoj se ka patur një pikturë më të madhe të asaj se çfarë po gatuhej në prapaskenë. Në momentin që Homeland Justice shpërtheu, ne patëm një rrjedhje masive të dhënash. Kush përfiton nga kjo? Kush shantazhohet dhe dëmtohet? Dikush me një regji nga pas, shantazhonte pushtetin qendror. Gjithmonë ku ka rrjedhje, ka nga pas një shantazh. Ata nuk e thonë dot që jemi shantazhuar dhe do ulim brekët? Ta bëj pyetjen ndryshe… A ka ndonjë prokuror të SPAK që tregon kur shantazhohet nga gazetarët? Microsoft-it i janë dorëzuar disa dosje që i ka paketuar AKSHI si ka dashur. Dhe ata kanë krijuar gjurmë artificiale siç i kanë mësuar në filmat e Netflix-it, që të çojnë në një drejtim të caktuar ku të krijojnë një armik të madh. I gjithë publiku shqiptar thoshte ku hyn Irani këtu. Ne paskemi disa emigrantë dhe u kërcënuam për ata se do bëhej bombardim i madh. Dolën lajme idiote se mund të goditet Tirana. Por të vijmë me këmbë në tokë, ky është një shantazh për para. Nuk është për luftë globale, gjeopolitike.”- tha ai.
Më të Lexuarat

LAJME
SAMANDA TОСКА: "Dikur për Vitin e Ri prisnim Babagjyshin, sot presim dorëheqjen e Edi Ramës. Sa shumë i rëndësishëm të duket vetja!"

LAJME
Putini kërkon që Britania dhe Franca të mos përdorin armët bërthamore në rast se Rusia sulmon Evropën

LAJME
Çifti shqiptar vjen nga Kanadaja, i ndodh tragjedia e madhe! Kurthi që iu ishte ngritur
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"AKSHI fabrikoi provat"/ Meksi: Homeland Justice pika kyçe për nxjerrjen e të dhënave, ishte shantazh për para
Sipas tij, pas Homeland Justice fshihet shantazhi i botës së krimit ndaj pushtetit për para Endri Meksi ka bërë një deklarat...

LAJME
SAMANDA TОСКА: "Dikur për Vitin e Ri prisnim Babagjyshin, sot presim dorëheqjen e Edi Ramës. Sa shumë i rëndësishëm të duket vetja!"

LAJME
Putini kërkon që Britania dhe Franca të mos përdorin armët bërthamore në rast se Rusia sulmon Evropën

LAJME