Pamje të rënda! Akt heroik në Sarandë: Dy të rinj i shpëtojnë jetën shoferit që po dgjej në makinë

Një akt i jashtëzakonshëm guximi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë
, ku dy të rinj kanë rrezikuar veten për të shpëtuar jetën e një personi të përfshirë nga flakët.
Sokol Ahmetaj dhe Klajdi Selfo nga Saranda po kalonin rastësisht në këtë aks
kur panë personin në rrezik. Ata e nxorën nga automjeti dhe përdorën xhupat e tyre
për të shuar flakët që i kishin përfshirë trupin.
Pas ndërhyrjes, dy të rinjtë njoftuan ambulancën, e cila, sipas personit që përcolli ngjarjen, mbërriti pas rreth 40-45 minutash.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Identiteti i tij dhe gjendja aktuale shëndetësore nuk dihen ende.
Sipas informacioneve të përcjella në redaksinë e JOQ Albania, automjeti ishte përfshirë papritur nga flakët dhe nuk ishte përplasur me një mjet tjetër. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Në një moment kur çdo sekondë mund të ishte vendimtare, Sokol Ahmetaj dhe Klajdi Selfo nuk zgjodhën të qëndronin spektatorë. Ata ndërhynë për të shpëtuar një jetë, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm solidariteti dhe humanizmi.
Më të Lexuarat

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME
OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve, thirrje të fortë gjithë politikës
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
"Këtu i quani paqësorë, atje të dhunshëm" - Gjeorgjia akuzon BE-në se përdor standarde të dyfishta për protestuesit në Shqipëri
Qeveria gjeorgjiane ka akuzuar zyrtarët europianë se po aplikojnë standarde të dyfishta në reagimet e tyre ndaj protestave të dhu...

LAJME
Klosi: Dorëheqja nuk ka për të ndodhur! PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

LAJME
Plan Shqipëri-Francë kundra sjelljeve të dhunshme në protesta, zbulohen masat me të cilat do përballën personat e përfshirë

LAJME