“Nuk ka ditë që nuk më mungon”/ Elijona Binakaj prek me dedikimin për ditëlindjen e nënës së ndjerë

Elijona Binakaj ka ndarë një dedikim tejet prekës për të ëmën e ndjerë, në ditën e ditëlindjes së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen
për mungesën e njeriut më të shtrenjtë, duke publikuar fjalë të ndjera që prekin këdo.
Elijona tregon se kjo është edhe një ditëlindje tjetër që e feston pa praninë e së ëmës,
ndërsa rrëfen se sa shumë do të dëshironte ta kishte pranë, ta përqafonte dhe t’i uronte ditëlindjen ashtu si dikur.
Në vijim, ajo ka ndarë dedikimin e plotë:
“Urime ditëlindjen në parajsë, Mami jem!Edhe një ditëlindje pa ty… Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment…
Nuk ka ditë që nuk më mungon, por sot zemra më dhemb edhe më shumë.
Më mungon zëri yt, përqafimi yt, këshillat tua dhe mënyra se si kujdeseshe për mu.Sa herë që kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kom pranë.Sado që rritem e sado vite që kalojnë, do jem gjithmonë Eli e vogël që kërkon përqafimin e Mamit të saj.
Shpresoj që prej atje lart po më sheh, të jesh krenare për mua dhe të na ruash gjithmonë. Më mungon më shumë se që mund ta shprehin fjalët…Të dua përgjithmonë, Mami. Deri sa të takohemi përsëri.
Një dedikim i mbushur me dashuri, mall dhe dhimbje, që tregon se koha mund të kalojë, por mungesa e një nëne dhe dashuria për të mbeten gjithmonë në zemër.



