Nuk e njohu dhe i tha se duhet të bëhet këngëtare, reagimi i Bebe Rexhës befason rrjetin (VIDEO)

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj
në TikTok një video-selfie, ku shfaqet duke kënduar në veturën e saj.
Artistja ka interpretuar shkurtimisht një pjesë të këngës “Piece of Me” të Britney Spears,
por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një koment në seksionin e komenteve të videos
Një përdorues i rrjetit social, me sa duket duke mos e kuptuar se bëhej fjalë për një këngëtare të njohur ndërkombëtarisht, i shkroi asaj: “Je shumë e talentuar, duhet të bëhesh këngëtare”.
Bebe Rexha vendosi ta marrë me sportivitet komentin, duke iu përgjigjur me humor: “Po mundohem, duket se po funksionon disi”.
Përgjigjja e saj shkaktoi të qeshura te fansat, të cilët duket se e gjetën edhe më argëtues komentin e ndjekësit dhe reagimin e këngëtares sesa vetë videon.
Ndërkohë, Bebe Rexha ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për një tjetër arsye, pas mos-përfshirjes në nominimet për çmimet Grammy 2027.
Pavarësisht suksesit të këngës së saj më të fundit, “New Religion”, e cila ka arritur miliona dëgjime në platformat muzikore dhe është pritur me interes nga publiku, emri i artistes nuk u përfshi në listën e të nominuarve.
Ky zhvillim ka qenë një zhgënjim për këngëtaren dhe fansat e saj, të cilët kishin shpresuar që projekti i saj të merrte vlerësimin e Akademisë së Regjistrimit.
Më të Lexuarat

LAJME
Zbardhet detaji i harruar/ Dua Lipa ka luajtur në serialin e njohur shqiptar, ja sa vjeçe ishte (VIDEO)

LAJME
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

LAJME
Dhjetori me surpriza të pakëndshme? Astrologët paralajmërojnë për 4 data që duhen pasur kujdes
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Nuk e njohu dhe i tha se duhet të bëhet këngëtare, reagimi i Bebe Rexhës befason rrjetin (VIDEO)
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në TikTok një video-selfie, ku shfaqet duke ...

LAJME
Zbardhet detaji i harruar/ Dua Lipa ka luajtur në serialin e njohur shqiptar, ja sa vjeçe ishte (VIDEO)

LAJME
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

LAJME