“Nuk i del e keqja” me transferimin në burgun e Fierit, Veliaj befason me LËVIZJEN e fortë …

Nga Class• 14 November 2026

“Nuk i del e keqja” me transferimin në burgun e Fierit, Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës

 drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo,

në lidhje me transferimin e tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Veliaj akuzon Sadleva Bodon për shpërdorim detyre sa i përket transferimit të tij

nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Ndërkaq bëhet me dije se kallëzimi i qytetarit numër një të Tiranës është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Sipas Veliajt transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, e për rrjedhojë ai kërkon hetimin e përgjegjësisë së drejtueses për këtë vendim.

Pas një sërë pyetjesh dhe aludimesh të ngritura në lidhje me transferimin e Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, më 29 tetor Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve doli me reagim zyrtar për të cilën tha se është bërë në përputhje të plotë më kuadrin ligjor, ndërsa ngjarjen e cilësoi si sekret shtetëror e për rrjedhojë në fillim nuk u dha informacion i detajuar.

Nga ana e Bodos u njoftua se për vendimin në lidhje me transferimin e Veliajt është vënë në dijeni dhe SPAK.

Nga ana tjetër, Veliaj doli vetë me një reagim të fortë për transferimin e tij në Fier të cilin e cilësoi si rrëmbim policor.