Era e fortë rrëzon

Nga Class• 14 November 2026

Era e fortë rrëzon

Një incident i rrezikshëm është regjistruar gjatë natës në zonën e Skelës, në Vlorë,

 ku era e fortë ka rrëzuar një kolltuk nga tarraca e një pallati shumëkatësh.

Objekti ka rënë në katin e parë të godinës, duke shkaktuar dëme materiale në një prej bizneseve të zonës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rënia e kolltukut për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi.