Njoftohet se neser ne oren 09;30 Edi Rama do te

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të enjten, më 15 tetor, në orën 09:30,
grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi ishte planifikuar fillimisht për sot, por u anulua.
Mbledhja zhvillohet pas dy ditësh protestash të tensionuara në kryeqytet,
ndërsa nesër pritet një tjetër protestë studentore.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e së enjtes grupin parlamentar të Partisë Socialiste,
në një moment kur Tirana po përballet me pasojat e protestave të dhunshme të dy ditëve të fundit.
Mbledhja është caktuar për në orën 09:30 dhe vjen pas anulimit të takimit që ishte planifikuar të zhvillohej gjatë ditës së sotme.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe situata e krijuar në kryeqytet, pas protestës studentore që u shoqërua me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë, sulme ndaj institucioneve shtetërore, djegie automjetesh dhe dëmtime të bizneseve private.
Pritet që kryeministri të mbajë një qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar për çështjet që do të diskutohen në mbledhje.
Gjatë së mërkurës, Tirana përjetoi rreth 12 orë tensionesh, me incidente që nisën pranë institucioneve qendrore dhe u përhapën në disa zona të qytetit. Protestuesit sulmuan ministri, Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, komisariate policie dhe biznese private, ndërsa në disa rrugë u ngritën barrikada dhe u ndezën zjarre.
Policia ndërhyri në disa prej zonave me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Përplasjet shkaktuan edhe të lënduar në radhët e forcave të rendit.
Mbrëmjen e sotme reagoi ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i cili akuzoi atë që e cilësoi si “politika më e vjetër e këtij vendi” se kishte shfrytëzuar protestën studentore për të nxitur trazira.
Demo ngriti gjithashtu pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj përmes rrjeteve sociale, pa paraqitur publikisht prova konkrete. Ai paralajmëroi se personat përgjegjës për zjarrvëniet dhe shkatërrimet do të përballen me ligjin.
“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u them tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë”, deklaroi ministri.
Ai u kërkoi gjithashtu qytetarëve të Tiranës durim, duke theksuar se autoritetet disponojnë më shumë informacione për ngjarjet sesa mund të bëjnë publike në këtë moment.
Mbledhja e grupit parlamentar socialist përkon edhe me paralajmërimin për vijimin e protestave gjatë ditës së enjte. Studentët pritet të dalin sërish në protestë, ndërsa Sindikata e Pavarur e Universiteteve Shqiptare ka thirrur një takim kombëtar të profesoratit në mbështetje të tyre, në orën 10:00, përpara korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Po për të enjten është planifikuar edhe një seancë plenare e Kuvendit. Megjithatë, pas incidenteve të dy ditëve të fundit dhe tensioneve në kryeqytet, mbetet e paqartë nëse seanca do të zhvillohet sipas programit.
Më të Lexuarat

LAJME
“Protesta, investimi më i madh ndaj Shqipërisë” – Kim Mehmeti: Në të vërtetë, komunizmi s’ka rënë! Sundon mendësia enveriste! Piktori ia dorëzoi vendin ‘aleancës së qelbësirave’

LAJME
Protestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në 13:00: Dorëheqje ose …

LAJME
Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Njoftohet se neser ne oren 09;30 Edi Rama do te
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të enjten, më 15 tetor, në orën 09:30, grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Ta...

LAJME
“Protesta, investimi më i madh ndaj Shqipërisë” – Kim Mehmeti: Në të vërtetë, komunizmi s’ka rënë! Sundon mendësia enveriste! Piktori ia dorëzoi vendin ‘aleancës së qelbësirave’

LAJME
Protestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në 13:00: Dorëheqje ose …

LAJME