Protestuesit i vendosin afat Ramës deri nesër në 13:00: Dorëheqje ose …
Nga Class•
14 October 2026

Protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri të enjten,
në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ata bëjnë me dije se protesta
do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra.
Në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, protestuesit paralajmërojnë se do t’i drejtohen Presidencës.
Aty ata synojnë të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.




