Ngjarje rëndë, sherr me thika mes disa të rinjve, plagoset 19-vjeçari, autori theu ...

Nga Class• 26 October 2026

Ngjarje rëndë, sherr me thika mes disa të rinjve, plagoset

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit,

ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A.

 Pak minuta pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari R.I.

Autori i plagosjes u arrestua nga policia, pasi ka thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa.

Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel