Mjeku popullor Altin Joka: Ekspozimi ndaj gazit lotsjellës ju bën impotent

Nga Class• 26 October 2026

Mjeku popullor Altin Joka: Ekspozimi ndaj gazit lotsjellës ju bën

Nutricionisti Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i njohur si mjek popullor,

ka publikuar një postim për efektet negative në shëndet të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.

 Përpos të tjerave, duke iu referuar një studimi, efektet më të rënda gazi lotsjellës i ka

në dëmtimin e shëndetit riprodhues. Gazi lotsjellës, i cili përdoret zakonisht nga forcat e rendit

për menaxhimin e turmave, është një agjent kimik që irriton sytë, sistemin e frymëmarrjes dhe lëkurën.

 Por, Joka shkruan se gazi lotsjellës nuk është thjeshtë një agjent kimik irritues, por sipas tij është një ‘armë kimike’ që vret shëndetin e popullatës.

Postimi i plotë i Altin Jokës

ARME KIMIKE PER TE VRARE SHENDETIN E NJE POPULLI.

Nuk mund te kerkosh respekt per institucionet, nese nuk tregon respekt maksimal per shendetin e njerezve!

Ju qe jeni ne pushtet dhe ju qe e mbroni ate, keni detyrimin te ruani rendin dhe sigurine publike, por keni nje detyrim edhe me madhor: TE MBRONI JETEN E QYTETAREVE DHE SHENDETIN E POPULLATES!

Prej kaq kohesh flisni per demet financiare te protestave ne Tirane, per godinat e demtuara, xhamat e thyer, dyert e djegura dhe kostot e riparimit te tyre.

Por pse askush spo flet nga per demet e gazit pa mase te gazut te hedhur?

NJERIU QENKA ME PAK I RENDESISHEM SE BETONI! SHENDETI QENKA ME PAK I RENDESISHEM SE PUSHTETI!

Gazi lotsjelles nuk shkakton thjesht lotim te syve, djegie te fytit apo bllokim momental te frymemarrjes!

Ai eshte nje agjent kimik irritues, qe zakonisht permban substanca si CS (2-klorobenzalmalononitril) ose CN (kloroacetofenon), te cilat, ne ekspozime te forta, te zgjatura apo te perseritura, mund te shkaktojne demtime serioze shendetesore.

DHE KETO NUK JANE THJESHT HAMENDESIME!

Studimet shkencore kane dokumentuar rreziqe te tilla si:

🔴 Astme kimike dhe probleme kronike te frymemarrjes, qe ne disa raste mund te vazhdojne per vite.

🔴 Ulje te funksionit te mushkerive, inflamacion te bronkeve dhe demtime te renda pulmonare.

🔴 Edeme pulmonare, grumbullim lengjesh ne mushkeri dhe veshtiresi serioze ne furnizimin e organizmit me oksigjen.

🔴 Demtime te kornese se syrit, me rrezik per ulje te perhershme te shikimit ne rastet e renda.

🔴 Djegie kimike, demtime te lekures dhe reaksione inflamatore te zgjatura.

🔴 Ndikime akute ne sistemin kardiovaskular, perfshire ndryshime te tensionit dhe te rrahjeve te zemres, veçanerisht te personat me semundje ekzistuese.

🔴 Pasoja psikologjike, ankth, frike, pagjumesi dhe stres posttraumatik, sidomos kur ekspozimi shoqerohet me pervoja traumatike.

🔴 Ndersa per ndikimet afatgjata ne sistemin hormonal, rrezikun e kancerit dhe demtimet gjenetike,as flitet fare

DHE DEGJONI ÇFARE KA ZBULUAR NJE STUDIM SHKENCOR!

Nje studim i vitit 2023, i publikuar ne revisten Frontiers in Epidemiology, analizoi 1.276 persona me miter, te cilet kishin raportuar ekspozim ndaj agjenteve kimike te perdorur nga policia.

Rezultatet ishin shqetesuese:

📍83% raportuan te pakten nje shqetesim te shendetit riprodhues.

📍69% raportuan ngerçe uterine.

📍55% raportuan menstruacione te parakohshme.

📍19% raportuan vonesa te menstruacioneve.

A NUK JANE KETO TE DHENA TE MJAFTUESHME PER TE KERKUAR TRANSPARENCE DHE HETIME SHENDETESORE?!

Dhe tani kam disa pyetje per institucionet shqiptare:

❗ Kush e kontrollon perberjen kimike te gazit qe perdoret ndaj qytetareve?

❗ Kush i mat perqendrimet dhe sasite e perdorura?

❗ Kush kontrollon nese perdorimi i tij ishte i domosdoshem dhe proporcional?

❗ Kush i dokumenton pasojat shendetesore te protestuesve, kalimtareve, gazetareve dhe vete efektiveve te policise?

❗ Dhe mbi te gjitha, KUSH MBAN PERGJEGJESI NESE NJE QYTETAR MBETET ME DEMTIME TE PERHERSHME?!

Ta perdoresh argumentin e rendit publik si nje çek te bardhe per te justifikuar çdo nivel te perdorimit te gazit, pa vleresuar rrezikun ndaj shendetit te popullates, eshte nje papergjegjshmeri e rende!

A ka çmim shendeti i njeriut?

A ka diçka me te rendesishme se jeta dhe shendeti i nje populli?

A mendoni per gazetaret qe qendrojne me ore ne terren, per te rinjte qe protestojne, per banoret e zones dhe per vete policet qe detyrohen te punojne ne mjedise te mbushura me agjente kimike?

PASOJAT E DEMTIMEVE SHENDETESORE NUK SHFAQEN GJITHMONE DITEN KUR NDODH EKSPOZIMI!

Ashtu si disa faktore te demshem te ushqyerjes dhe te mjedisit mund ta demtojne organizmin gradualisht, edhe pasojat e ekspozimeve te renda ndaj substancave irrituese mund te vazhdojne pasi tymi eshte zhdukur.

Sot nje qytetar mund te kete vetem kolle dhe djegie ne sy. Por, ne rastet e renda, pas disa muajsh mund te perballet me probleme te vazhdueshme te frymemarrjes!

DHE KUSH DO TE MBAJE PERGJEGJESI ATEHERE?

Shendeti i popullates duhet te prevaloje mbi çdo interes politik!

Mbi godinat, mbi xhamat, mbi dyert, mbi djegiet dhe demet materiale!

Mbi karrigen e kryeministrit, mbi interesat e parlamentit, mbi debatet per doreheqjen e qeverise dhe mbi çdo propagande per aderimin europian!

Çfare vlere ka te mbrosh fasaden e nje godine, nese ne te njejten kohe nuk e merr seriozisht rrezikun e demtimit te mushkerive te nje qytetari?

Si ka mundesi qe flitet kaq shume per faturat e demeve materiale, por ka kaq pak debat publik per faturat e mundshme shendetesore?

Pse nuk kerkohet nje vleresim i pavarur toksikologjik?

Pse nuk kerkohet publikimi i llojit, sasise dhe perqendrimit te gazit te perdorur?

Pse nuk kerkohet dokumentimi mjekesor i personave te demtuar?

Dhe pse nuk kerkohet nje hetim per te percaktuar nese jane shkelur rregullat e perdorimit proporcional te forces?

Nje xham i thyer mund te zevendesohet neser. Nje godine e djegur mund te rindertohet pas disa muajsh. Nje karrige pushteti mund te nderroje pronar ne çdo kohe.

Por nje mushkeri e demtuar pergjithmone, nje sy qe humbet shikimin apo nje jete e humbur nuk rikthehen me asnje vendim qeverie!

SEPSE PUSHTETET KALOJNE, GODINAT MBETEN, POR SHENDETI I HUMBUR NUK KTHEHET GJITHMONE!