Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet

Arjola Byzyka do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve.
Këtë emërim e konfirmon vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili njëkohësisht falenderon dhe
i shpreh mirënjohjen Zhaneta Beqirit për 13 vitet e punës së bashku.
“Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në
drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie,
duke vijuar punën e nisur ndër vite.
Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.
Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas! Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Arjola Byzyka vjen me eksperiencë në administratën arsimore, ku ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR) Tiranë. Asokohe, ajo u shfaq në një investigim që çoi në shkarkimin e saj nga detyra e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR) të Tiranës.
Konkretisht, në vitin 2019 ajo u shkarkua nga kjo detyrë pas një denoncimi në emisionin “Stop” për gjimnazin jopublik “Skënderbej”, që jepte diploma edhe pse ishte mbyllur në vitin 2016.
Emri i saj po ashtu figuron dhe në grupin teknik të punës për vlerësimin e riskut në nivel vendor të Bashkisë së Tiranës, në funksionin e Drejtorisë së Politikave Lokale Arsimore.
Më të Lexuarat

LAJME
Ambasadori amerikan “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe

LAJME
Përplasja/ Spiropali “flakë për flakë” Ramës: Dua garë për kryetare! Ja kush më çoi në SPAK

LAJME
Guxim i jashtzakonshëm i dy skifterëve shqiptarë! Hyjnë për të vjedhur rezidencën e princit William dhe Princeshës Kate, por fundi është i hidhur
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet
Arjola Byzyka do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Këtë emërim e konfirmon vetë kr...

LAJME
Ambasadori amerikan “sfidon” SPAK: Provat janë në serverat e SHBA, hajde merrini dhe

LAJME
Përplasja/ Spiropali “flakë për flakë” Ramës: Dua garë për kryetare! Ja kush më çoi në SPAK

LAJME