Përplasja/ Spiropali “flakë për flakë” Ramës: Dua garë për kryetare! Ja kush më çoi në SPAK

Nga Class• 26 November 2026

Përplasja/ Spiropali “flakë për flakë”

“Ata që duan të mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori

që një grua do të tentojë të hyjë në një mbledhje me policë”, tha ajo para gazetarëve.

Spiropali u shpreh se nuk do të heqë dorë nga mandati i saj si deputete e PS-së,

 pasi ka dhënë kontribut për këtë parti. Ajo u shpreh se pas 17 vitesh,

 në PS është koha që të zhvillohen zgjedhje të brendshme, duke thënë se nuk i frikësohet garimit, pasi, sipas saj, socialistët e duan.

“Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikime me të gjithë kolegët, edhe Taulantin e kam shok, çështja është te modeli. Është një akt i dhunshëm, arbitrar, që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, vetëm arbitraritet të pastër.

Administrata e shtetit duhet të reformohet në të tërën, s’ka lidhje ajo qasje me integrimin europian. Kemi qenë këtu nga koha e gjeografia, të jemi edhe nga standardi. Nuk e kushtëzoj qëndrimin tim me votimin për ligjet e integrimit europian”, shtoi ajo më tej.