Sot protesta kombëtare në Tiranë, Ambasada e SHBA del me njoftimin

Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes
të shtuar gjatë ditës së sotme në Tiranë, për shkak të organizimit të protestës.
Përmes një mesazhi publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA dhe Travel.gov,
kërkohet që qytetarët të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin zonat e demonstratës
ku mund të ketë hedhje gurësh, gaz lotësjellës, plumba gome dhe mjete piroteknike.
Protesta është planifikuar të nisë nesër në orën 10:00, dhe parashikohet të vijojë deri në mbrëmje.
Mesazhi i plotë:
Shqipëria: Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime të pronës.
Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrate mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstratës.
Ju lutemi të qëndroni vigjilentë dhe t’i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Më të Lexuarat

LAJME
Horoskopi JAVOR (29 Nëntor- 6 Dhjetor 2026): Parashikimi i detajuar për të gjitha shenjat dhe FATI

LAJME
Rama tha se është e lirë; reagon Spiropali: Liria më çoi te ai! Kam bërë beteja për ta mbrojtur, kur kolegët ndanin favore

LAJME
“Mamit i ra telefoni nga dora, kaloi traumë”/ Vishkulli : Kombëtarja ka bërë më shumë se partitë, nuk i hyj politikës
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Sot protesta kombëtare në Tiranë, Ambasada e SHBA del me njoftimin
Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes të shtuar gjatë dit&eu...

LAJME
Horoskopi JAVOR (29 Nëntor- 6 Dhjetor 2026): Parashikimi i detajuar për të gjitha shenjat dhe FATI

LAJME
Rama tha se është e lirë; reagon Spiropali: Liria më çoi te ai! Kam bërë beteja për ta mbrojtur, kur kolegët ndanin favore

LAJME