Rama tha se është e lirë; reagon Spiropali: Liria më çoi te ai! Kam bërë beteja për ta mbrojtur, kur kolegët ndanin favore

Deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë
një podkasti se ajo tashmë “është e lirë në jetën e saj politike” dhe
nuk ka pse ndjek më as atë dhe as Partinë Socialiste.
Spiropali është përgjigjur gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu, duke thënë se sipas saj,
ka qenë pikërisht liria që ka patur që e ka çuar atë te Rama.Spiropali tha se ka mbajtur baltë në fytyrë
dhe ka bërë beteja politike për të mbrojtur Ramën, ndërkohë që kolegët e saj “ndanin favoret”.
“Unë e lirë e kam ndjekur Ramën. Kam mbajtur baltë në fytyrë, isha për pesë vite ministre pa portofol. Kam bërë beteja të forta aty, edhe me Sali Berishën, ndërkohë që kolegët bënin punë të tjera dhe ndanin favore.
Unë kam mbrojtur kryeministrin, kam mbrojtur qeverinë, kam bërë detyrën time. Unë lirinë e kam përdorur dhe liria më ka çuar mua te Edi Rama”, deklaroi Spirpoali në emisionin “Opinion”.
Më të Lexuarat

LAJME
“Mamit i ra telefoni nga dora, kaloi traumë”/ Vishkulli : Kombëtarja ka bërë më shumë se partitë, nuk i hyj politikës

LAJME
Dy tonë mish i prishur gati për t’u shpërndarë në fast-food, autoritetet i bllokojnë pas denoncimit

LAJME
‘Nga Mercedesi rikthehemi te gomari”, deputeti Korreshi kundër dyfishimit të taksës së makinave: Kuvendi merr vendimin
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Rama tha se është e lirë; reagon Spiropali: Liria më çoi te ai! Kam bërë beteja për ta mbrojtur, kur kolegët ndanin favore
Deputetja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha gjatë një podkasti se ajo tash...