Ne vendin me mijra shqiptare, autobusi i shkollës del nga rruga dhe përfundon në kanal

Nga Class• 6 November 2026

Ne vendin me mijra shqiptare, autobusi i shkollës del nga rruga dhe

Një autobus ndërqytetas që po transportonte fëmijë dhe adoleshentë

për në shkollë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal pranë qytetit Lent,

 në Francën lindore. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas autoriteteve franceze, njëri nga viktimat është i mitur. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Autobusi mbante 43 pasagjerë, përfshirë 15 të mitur, thanë prokurorët.

Më shumë se 100 zjarrfikës dhe helikopterë ndodhen në vendngjarje. Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, deklaroi se po shknte drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ministri i Arsimit Kombëtar, Edouard Geffray tha se ishte i tronditur nga aksidenti.

“Të gjitha mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Po mendoj gjithashtu për shokët e klasës dhe mësuesit e nxënësve që ishin në bord. Në emër të të gjithë komunitetit arsimor, u ofroj atyre mbështetjen time gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi ministri.Francë, autobusi i shkollës del nga rruga dhe përfundon në kanal, shënohen viktima dhe të plagosur