Xhani merret në pyetje për vrasjen e nënës së tij, çfarë rrëfeu në sallën e gjyqit

Akuzohet se masakroi nënën me thikë në Itali, 21-vjeçari
shqiptar merret në pyetje, por nuk jep asnjë motiv bindës
Autoritetet gjyqësore italiane kanë zhvilluar seancën e marrjes në pyetje të 21-vjeçarit
shqiptar Eduart Xhani, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij, 39-vjeçares Meleqe Lusha,
në banesën e tyre në Chiari të Brescias.
Seanca për konfirmimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e repartit psikiatrik të spitalit, ku i riu po mbahet nën vëzhgim pas ekzaminimeve të para nga specialistët mjekësorë.
Para gjyqtarit të Brescias, 21-vjeçari ka konfirmuar autorësinë e krimit, duke përsëritur rrëfimin që u kishte bërë karabinierëve menjëherë pas ngjarjes, teksa ka pohuar se kishte tentuar të vriste edhe veten përpara se të ndërmerrte aktin fatal.
Megjithatë, përgjigjet e dhëna prej tij lidhur me arsyet apo motivet që e shtynë drejt këtij gjesti kanë qenë të paqarta dhe konfuze, duke lënë pa përgjigje pyetjet e hetuesve mbi shkaqet e sulmit të papritur ndaj nënës së tij në kuzhinën e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, kur i riu, i cili punonte si kamerier dhe nuk kishte precedentë penalë, qëlloi për vdekje me thikë 39-vjeçaren pa pasur ndonjë debat apo tension të dukshëm paraprak.
Pas krimit, ai u end për rreth dhjetë orë me automjetin e tij të tipit Audi nëpër provincat e Brescias dhe Kremonës, për t’u dorëzuar më pas vetë në dyert e kazermave të karabinierëve në Kremonë, ku u tha efektivëve se kishte vrarë nënën e tij.
Gjykatësi ka vendosur të marrë kohë për të shqyrtuar gjendjen e tij psikologjike përpara se të marrë një vendim përfundimtar për masën e sigurisë.
Më të Lexuarat

LAJME
Xhani merret në pyetje për vrasjen e nënës së tij, çfarë rrëfeu në sallën e gjyqit

LAJME
Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Vlorë, e denoncuan 7 vajza për ngacmime seksuale brenda në shkollë

LAJME
Astrit Suli, shqiptari nga Berati qe la emigrimin ne Greqi per t;iu bashkuar UÇK-së dhe ra dëshmor në Kosovë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Qytetari gjendet i pajetë në trotuar, raportohet se është 38 vjeç, detajet e para
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në...

LAJME
Xhani merret në pyetje për vrasjen e nënës së tij, çfarë rrëfeu në sallën e gjyqit

LAJME
Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Vlorë, e denoncuan 7 vajza për ngacmime seksuale brenda në shkollë

LAJME