Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtesise

Nga Class• 12 November 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar,

 sot ka pasur një lëvizje tjetër, por në rang zëvendësministri.

Sic mësohet nga mediat është liruar nga detyra zv.ministri i Drejtësisë,

Tedi Dobi dhe në vend të tij është emëruar Nadia Rusi.

Ajo është lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2010.

Rreth një vit më parë Rusi punoi si eksperte në komisionin e posacëm parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Nuk dihen arsyet e kësaj lëvivzje teksa kujtojmë se Dobi ka qenë negociatori me BE-në për Kapitullin 23; Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore.