LAJM I FUNDIT/ Zbardhen detajet e aksionit të SPAK, arrestohet drejtori
Nga Class•
12 November 2026

Është arrestuar sot me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja.
Ai po hetohej nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore,
që i janë dhënë një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik.
Hetimi lidhet me periudhën kur Arben Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.
Për çështjen mësohet të jenë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe, një notere , ndërsa në pyetje po merren edhe punonjës të tjerë të institucionit.
Aktualisht Arben Voja po qëndron në ambientet e policisë së Fieit, ndërsa po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.



