E FUNDIT/ SALI BERISHA SULMON GAZETAREN KLODIANA LALA DHE JA SE SI I PËRGJIGJET AJO (VIDEO)

Sali Berisha u paraqit në SPAK në cilësinë e kallëzuesit pa asnjë dokument me vete,
për të cilën fillimisht pretendoi se ka pasur kohë për të mbledhur dokumentet.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, pyetja nëse ai ka dorëzuar ndonjë dokument
për çështjen e Irena Gjokës u përsërit nga gazetarja Klodiana Lala,
një moment që u shoqërua me tensione, pasi kryedemokrati iu hakërrye gazetares duke i thënë se është person i keqpërdorur.
“Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si…. Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë. Sepse ti je e keqpërdorur.”, iu drejtua Berisha Lalës. Gazetarja iu kundërpërgjigj duke ia bërë të qartë se detyra e sjaj është të informojë opinionin publik.
Mirëpo kryedemokrati vijoi me ofendimet e tij ndaj gazetares, duke i thënë se ajo duhet të marrë informacione dhe nga ai. Gjatë përplasjes, lideri demokrat iu kthye Lalës duke i thënë se ai ka hall t’u marrë fytyrën njerëzve të paditur, ndërsa akuzoi gazetaren se ajo po mban qëndrim, madje shtoi se ajo gjendet para SPAK për të mbrojtur njerëzit.
Kjo ishte hera e parë që Berisha mbëriti në SPAK në cilësinë e kallëzuesit, ndërsa mungesa e dokumenteve është vënë re menjëherë.
Ish-kryeministri fillimish u justifikua se nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, dhe brenda pak minutave ndryshoi qëndrim duke thënë se të gjitha dokumentet në lidhje me kallëzimin ndaj Irena Gjokës ai i ka dorëzuar që në ditën e parë që e ka kallëzuar atë.



