Ndërron jetë viktima në procesin gjyqësor në Hagë, Gjykata Speciale merr këtë vendim për familjarin

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar përmes një dokumenti zyrtar
se kanë lejuar një familjar të një viktime të vdekur që të vazhdojë pjesëmarrjen
në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimi është marrë më 6 nëntor 2026 nga Paneli Gjyqësor II,
pas kërkesës së paraqitur nga avokati i viktimave, Simon Laws.

Viktima e identifikuar me kodin V260/06 ishte pranuar si pjesëmarrëse në këtë proces që prej datës 15 shkurt 2023.
Pas ndarjes nga jeta të viktimës më 2 tetor 2026, avokati i viktimave dorëzoi në Gjykata certifikatën e vdekjes dhe dokumentacionin që dëshmonte lidhjen familjare, duke kërkuar që familjari të lejohej të vazhdonte pjesëmarrjen në procedurë.
Paneli Gjyqësor konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore dhe arsyetoi se, ndonëse ligji nuk e rregullon shprehimisht këtë situatë, të drejtat e viktimave mund të shtrihen te trashëgimtarët për të garantuar njohjen e dëmit të pësuar. Gjithashtu, Gjykata vendosi që familjari të përfitojë masa mbrojtëse, duke urdhëruar që identiteti i tij të mbetet i fshehur nga publiku dhe palët në proces, ku ai do të identifikohet me pseudonimin V260A/06.

Më të Lexuarat

LAJME
24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje të reja/ E reja ishte nën efektin e alkoolit së bashku me shoferin dhe shoqen e saj, po bënte ...

LAJME
"Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre...

LAJME
“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila i kundërpërgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 viktimat e Gërdecit dhe 4 të Bulevardit
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ndërron jetë viktima në procesin gjyqësor në Hagë, Gjykata Speciale merr këtë vendim për familjarin
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar përmes një dokumenti zyrtar se kanë lejuar një familjar t&...